Rrezulto.
Për pacientët

Rezultatet e analizave, direkt në telefonin tuaj.

Kur laboratori juaj përdor Rezulto, nuk keni më nevojë të telefononi apo të ktheheni për letrën. Sapo rezultati të jetë gati, ju vjen një mesazh.

Si funksionon

1

Jepni numrin e telefonit

Në sportel të laboratorit, një herë: numrin e telefonit ose emailin, dhe pëlqimin tuaj.

2

Merrni njoftimin

Me WhatsApp, SMS ose email, sapo laboratori e ka validuar rezultatin.

3

Hapeni me kodin tuaj

Një kod me 6 shifra vjen në telefonin tuaj. Pa aplikacion, pa llogari, kudo që jeni.

4

Ndajeni me mjekun

Me një lidhje të sigurt që skadon vetë pas 1, 7 ose 30 ditësh.

Pyetjet e pacientëve

Si t'i marr rezultatet e analizave online?

Nëse laboratori juaj përdor Rezulto, jepni numrin e telefonit ose emailin në sportel. Kur rezultati është gati, merrni një mesazh me një lidhje; e hapni me kodin që ju vjen në telefon. Mund të hyni kurdo edhe te rezulto.app/patient me numrin tuaj personal dhe datën e lindjes.

A duhet të instaloj një aplikacion?

Jo. Rezultati hapet në shfletuesin e telefonit ose të kompjuterit. Nëse doni, mund ta shtoni Rezulto në ekranin e telefonit si një aplikacion, por nuk është e detyrueshme.

Çfarë është kodi që më vjen në telefon?

Është një kod me 6 shifra, i vlefshëm 10 minuta. Pa të, lidhja nuk tregon asgjë: askush tjetër nuk mund ta hapë rezultatin tuaj, edhe nëse e ka lidhjen.

Lidhja nuk funksionon më. Çfarë bëj?

Lidhja në mesazh vlen 14 ditë. Pas kësaj, hyni te rezulto.app/patient me numrin personal ose ID-në Rezulto dhe datën e lindjes; do t'ju vijë një kod i ri. Të gjitha rezultatet tuaja janë aty.

Si t'ia dërgoj rezultatin mjekut?

Hapni rezultatin dhe shtypni «Ndani me mjekun». Zgjidhni sa kohë vlen lidhja (1, 7 ose 30 ditë) dhe dërgojeni si të doni. Mund ta anuloni kurdo.

Jam jashtë Kosovës. A i marr rezultatet?

Po. Mesazhi vjen kudo, dhe faqja është në 9 gjuhë: shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, suedisht, rumanisht, boshnjakisht dhe rusisht.

A janë të sigurta të dhënat e mia?

Rezultatet ruhen të enkriptuara në Bashkimin Evropian (Frankfurt), sipas Ligjit 06/L-082 dhe GDPR. Çdo hapje regjistrohet. Ekipi i Rezulto nuk i sheh rezultatet tuaja.

Pse disa rezultate nuk i marr në telefon?

Disa analiza të ndjeshme (për shembull HIV, hepatitet ose analizat gjenetike) ju dorëzohen dorazi nga mjeku ose në laborator. Kjo është e qëllimshme, për të mbrojtur privatësinë tuaj.

A e shpjegon Rezulto rezultatin tim?

Jo. Rezulto ju dërgon dokumentin e laboratorit ashtu siç është. Për kuptimin e vlerave, pyesni mjekun tuaj.

Laboratori im a përdor Rezulto?

Pyesni në sportel. Nëse ende jo, mund t'ua sugjeroni: shërbimi është falas për pacientët.

Jeni laborator?

Rezulto lidhet me softuerin që keni, pa ndryshuar asgjë në punën e recepsionit. Muaji i parë është falas.