Rrezulto.

Si të përgatiteni për analizat e gjakut

Disa analiza kërkojnë përgatitje, të tjera jo. Vetëm laboratori dhe mjeku juaj e dinë çfarë vlen për analizat tuaja. Ky udhëzues ju ndihmon të mos harroni asgjë.

Përditësuar më

Hap pas hapi

  1. Pyesni laboratorin paraprakisht

    Pyesni në sportel ose në telefon: a duhet të vini esëll, për sa orë dhe në çfarë ore. Për disa analiza ora ka rëndësi, për të tjera jo.

  2. Pini ujë

    Uji i thjeshtë zakonisht lejohet dhe e lehtëson marrjen e gjakut, përveç nëse laboratori ose mjeku ju kanë thënë ndryshe. Nëse duhet të vini esëll, pyesni edhe për kafenë dhe çajin.

  3. Mos i ndërroni barnat vetë

    Mos ndalni dhe mos shtyni asnjë bar pa pyetur mjekun që jua ka dhënë. Tregojini laboratorit çfarë barnash merrni.

  4. Merrni me vete dokumentet

    Letërnjoftimin ose pasaportën, dhe udhëzimin ose recetën e mjekut nëse e keni.

  5. Jepni numrin e telefonit ose emailin

    Në sportel, nëse laboratori përdor Rezulto. Kështu rezultati ju vjen në telefon sapo të jetë gati dhe nuk keni nevojë të ktheheni për letrën.

  6. Pas marrjes së gjakut

    Ndiqni këshillat e stafit të laboratorit. Kur rezultati është gati, ju vjen një mesazh dhe e hapni me kodin që merrni në telefon.

Mbani mend

Rezultatet e analizave në telefon

Si funksionon Rezulto për pacientët: njoftimi, kodi, ndarja me mjekun.

Udhëzues të tjerë